Njihuni me biografinë e Muzafer Etemit, kryetarit të degës së ASH-së në Tetovë

I diplomuar në Universitetin e Tetovës, Fakulteti i arteve, dega aktrim, në gjeneratën e parë, klasa e prof. Sefedin Nuredinit
I punesuar ne Teatrin e Tetoves si aktor i kategorise se parë.

Ka realizuar mbi 30 role teatri, kryesisht role kryesore dhe dytesore. Ka qenë i angazhuar edhe ne Teatrin Kombetar në Prishtinë si dhe Teatri Shqiptar ne Shkup si dhe në Gostivar.
Në vitin 2002 themeloi shoqatën „Feniks“, përmes së cilës kanë realizuar disa shfaqje teatrore, të cilat ndikuan në krijimin e klimës për nevojën e themelimit të një teatri profesionist.

Ka qenë iniciator dhe dhe bartës i disa aktiviteteve, si: protestat për njohjen e diplomave tona, të cilat më pas edhe u zyrtarizuan (nostrifikuan);

T mobile In article [4] Laor
Bashkë me kolegët tjerë ka nxitur si dhe ka punuar për idenë e themelimit të „Teatrit të Tetovës“, ide e cila u mbështet nga Ministria e athershme e kultures dhe rezultoi e suksesshme. Sot Teatri i Tetoves numëron rreth 60 të punësuar, duke përfshirë stafin artistik, administratën si dhe personelin teknik.

Ne televizion ka luajtur mbi 200 seri televizive ku ka patur rolin bartës, ne:
TV „ERA“: „Mr.Alfaabeti“; TV „AlsatM“: „Hoteli i mihanes“; RTVM-redaksia në gjuhën shqipe: „N’Han te na“, „Dera e madhe“, „Përralla popullore“. Te shumica e projekteve e bërë edhe punën e producentit.

Ne fushën e filmit gjithashtu ka realizuar:
Metrazhi i gjate:

1. „Lufta mbaroi“ Mitko Panov, ne rolin kryesor;
2. „Koha e kometës“ Fatmir Koçi;
3. „Kthimi“ Kastriot Abdyli;
4. “Pranverë e pa harruar në fshatin e harruar“ Kushtrim Bekteshi;
5. „I tretur“ Arben Thaçi, se shpejti premiera;
6. “I fshehuri” Arsim Fazlia, se shpejti premiera

Metrazhi i shkurte:
1. “Prapa territ” Arben Thaçi;
2. “Feral” Emily Rexhepi;
3. “Rregullat e artit” Aleksandar Rusjakov
4. “Fjala” Arsim Fazlija;
5. “Sara’s book” Ibrahim Dehari

Film televiziv
“Shi me gjak” Sefedin Nuredini