Njëzet qytete pa virus

Gjendja me Kovid-19 në vend edhe më tutje po stabilizohet. Në 19 qytete në shtet më nuk ka raste pozitive të koronavirusit. Nëse para një muaji numri i rasteve aktive ishte rreth 1000 raste, dje ai numër ishte 130, prej të cilave në Shkup ende janë 54, në Tetovë 15, Kërçovë 14, Kumanovë 10.

Edhe gjatë 24 orëshit paraprak nuk ishte regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa ishin regjistruar 27 pacientë të shëruar.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 893.681 testime të Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar në vend nga fillimi i epidemisë arrin 55.716, numri i pacientëve të shëruar është 150.100, i të vdekurve është 5.486.

Komisioni për Sëmundje Infektive dje vlerësoi se nuk ka nevojë për vendosje të kufizimeve të reja, por edhe masa restriktive në lidhje me mbrojtjen e kufijve nga përhapja e llojit delta gjatë hyrjes së shtetasve të huaj në shtetin tonë.

Nga Ministria potencojnë se e ndjekin gjendjen epidemiologjike në vend dhe rajon.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje duke qenë mysafir në “Utrinski brifing” tha se situata është shumë e qetë, nuk ka asnjë shenjë se është e mundur të ketë përkeqësime të pasqyrës epidemiologjike dhe shumë ditë me rradhë nuk ka presion nëpër spitale.

Ministri i Shëndetësisë për momentin është koncentruar në vaksinimin. Plani është deri në fund të javës të vaksinohen gjysmë milion qytetarë, kumtoi javën e kaluar Filipçe.

Nga Berlini dje mbërriti informacion se Gjermania do t’u japë tre milion doza vaksina kundër Kovid-19 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se nga 12 korriku do të mund të vaksinohet secili pa marrë parasysh nëse është i paraqitur ose jo përmes ueb platformës vakcinacija.mk.

“Secili që dëshiron të vaksinohet të njëjtën do të mund ta bëjë pa termin të caktuar, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe vaksinimi i qytetarëve të cilët janë regjistruar në vakcinacija.mk”, informojnë nga Ministria.

Prej atje kumtojnë se duke filluar nga 12 korriku vaksinimi kundër Kovid-19 do të zhvillohet në pikat vaksinuese ekzistuese nga shtëpitë shëndetësore dhe spitalet në shtet, ndërsa në sallat sportive do të zhvillohet rivaksinimi masiv.

Ministri Filipçe dje në mbledhje pune me drejtorët e shtëpive shëndetësore në shtet dhe anëtarët e Grupit nacional të punës për vaksinimin Kovid-19, i konfirmuan udhëzimet për organizim të vaksinimit në terren që duhet të fillojë nga java e ardhshme.

Shtëpitë shëndetësore, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, deri të premten duhet të përgatisin plan dhe organizim për çdo ditë, kohë dhe vend të vaksinimit në terren.

Për shkak të situatës stabile epidemiologjike kërkohet rritje e numrit të fëmijëve të akomoduar në kopshte.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nga Komisioni për Sëmundje Infektive ka kërkuar të lejojë rritje plotësuese të numrit të fëmijëve të cilët do të akomodohen në kopshte sipas situatës së përhershme epidemiologjike.

Shahpaska informon se ka dërguar edhe letër deri te Ministria e Shëndetësisë dhe në një kthim e kemi rritur shifrën në vend se 15,20 fëmijë të jenë në grupe.

Sipas statistikës botërore, në botë deri tani janë infektuar rreth 185 milion njerëz, kanë vdekur gati një milion njerëz, janë shëruar rreth 170 milion banorë.

SHBA-ja është më së shumti e goditur sipas numrit të rasteve të vdekjes dhe infektimeve, me 605.526 raste të vdekjes dhe 33.717.574 persona të infektuar. Pas SHBA-së, vendet më së shumti të goditura janë Brazili me 524.417 raste të vdekjes dhe 18.769.808 raste të infektimit, India me 402.728 raste të vdekjes (30.585.229 të infektuar), Meksika me 233.622 raste të vdekjes (2.540.068 të infektuar) dhe Peru me 193.230 raste të vdekjes (2.065.113 të infektuar).

Ndërmjet vendeve më rëndë të goditura, Peruja është vendi me numër më të madh të viktimave sipas numrit të banorëve, 586 në 100.000 banorë. Vijojnë Hungaria (311), BeH-ja(295), Çekia(283) dhe Maqedonia e Veriut (263).

Eksperti amerikan për Sëmundje Infektive Entoni Fauçi deklaroi se 99,2 për qind e njerëzve të cilët kanë vdekur në SHBA nga pasojat e Kovid-19 nuk ishin të vaksinuar.

Ai për En-Bi-Si njuz deklaroi se është pikëlluese dhe tragjike që shumica e rasteve të vdekjes kanë mundur të shpëtohen me vaksinën, ndërsa kjo nuk ka ndodhur.

“Blumberg” publikoi se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Ishujt Sishell dhe Bahreini janë tre vendet kryesore në botë në lidhje me vaksinimin e popullatës së tyre kundër koronavirusit.

Sipas vlerësimeve të tyre, në bazë të të dhënave zyrtare dhe deklaratave, deri pardje janë vaksinuar 72,3 për qind e banorëve të EBA-së.

Në Sejshell janë vaksinuar 71,7 për qind e popullatës prej rreth 100 mijë njerëz. Në Bahrein, ku ka rreth 1,5 milion banorë, janë dhënë 2,07 milion vaksina. Kjo supozohet se është e mjaftueshme që të mbrohen 69,7 për qind e popullatës.

Efikasiteti i vaksinave kundër llojit delta të koronavirusit në Izrael ra prej 94 në 64 për qind.

Efikasitet i zvogëluar i vaksinës është shënuar nga 6 qershori, pesë ditë prejse në vend ishin hequr gati të gjitha kufizimet kundër Kovid-19.

Gazeta izraelite “Haarec” lajmëroi se 90 për qind e personave të sapoinfektuar në dy javët e fundit janë infektuar me llojin delta.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të mbledhura nga 2 maji deri më 5 qershor, para paraqitjes së infektimit më të ri, efikasiteti i vaksinave në parandalimin e infektimit ka qenë 94,3 për qind.

Zvogëlim i ngjashëm i efikasitetit është shënuar edhe në parandalimin e sëmundjeve serioze tek ato të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës.

Në Greqi nga java e ardhshme është shënuar ritje e madhe e rasteve aktive, prej 75 për qind.

Për dallim nga Greqia, në këtë periudhë Shqipëria është me numër minimal të të sapoinfektuarve dhe dhjetëra ditë pa të vdekur nga Kovid-19.