Njësiti “TIGRAT” gabimisht bastisin familjen shqiptare në Shkup

Në orët e mëngjesit të kësaj të shtune njësiti special “Tigrat” kanë terrorizuar një familje shqiptare në Shkup, shkruan Zyrtare.net

Rasti bëhet skandaloz nga shkaku se “Tigrat” kanë bastisur shtëpi të gabuara nga ato që ata kanë patur në fletë-udhëzimet e tyre dhe atë pas dy orëve të plota me sjellje aspak njerëzore të njejtit nuk kanë kërkuar falje pronarit të familjes.

Ngjarjen në fjalë e ka denoncuar Jasin Rexhallari, familja e të cilit ishte viktimë e këtij trajtimi aspak dinjitoz nga ana e njësitit Tigrat pranë MPB.

“Funksionarët shqiptarë ende qëndrojnë vetëm si figura kurse familjet shqiptare kanë mbetur pa mbrojtje institucionale dhe me vite të tëra etiketohen, malltretohen dhe përdoret një dhune e paparë ndaj tyre.Kërkohet që sa më parë të ndalet dhuna ndaj familjeve të pa mbrojtura shqiptare sepse edhe shqiptarët janë njerëz dhe qytetarë të këtij vendi”, ka denoncuar në profilin e tij në Facebook, Jasin Rexhallari.