Njëri nga policët që po merret me hetimet e vrasjes në Gjilan, mik i ngushtë i njërit prej viktimave

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se njëri nga policët që është duke u marrë me rastin është mik i ngushtë me Blerim Bllacën, njëri nga viktimat e rastit.

Gjithashtu vlen të theksohet se fqinjët e familjes Bllaca për lajmi.net kanë treguar se ngjarja mendohet të ketë ndodhur për çështje pronësore.

Sipas tyre, vrasja nuk është kryer nga policja. Ishte fillimisht njëri nga vëllezërit që kishte shtënë mbi vëllaun e tij dhe prindërit e pastaj policja kishte vrarë vëllanë dhe vetën.