Njerëzimi s’e arriti objektivin e klimës, shefi i OKB-së paralajmëron pasoja shkatërruese

ekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se njerëzimi nuk ka arritur ta kufizojë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius dhe duhet të ndryshojë menjëherë kursin.

Në intervistën e tij të vetme para samitit të klimës Cop30 që mbahet muajin e ardhshëm,  ai pranoi se tani është “e pashmangshme” që njerëzimi të tejkalojë objektivin në marrëveshjen e klimës së Parisit, me “pasoja shkatërruese” për botën.

Guterres iu bëri thirrje udhëheqësve që do të mblidhen në qytetin brazilian të pyllit tropikal Belém të kuptojnë se sa më shumë të vonojnë uljen e emetimeve, aq më i madh është rreziku i kalimit të “pikave katastrofike” në Amazonë, Arktik dhe oqeane.

“Le ta pranojmë dështimin tonë”, i tha ai Guardianit dhe organizatës së lajmeve Sumauma me bazë në Amazon, transmeton Klankosova.tv

“E vërteta është se nuk kemi arritur të shmangim një tejkalim mbi 1.5 gradë Celsius në vitet e ardhshme. Dhe kjo kalim mbi 1.5 gradë Celsius ka pasoja shkatërruese. Disa nga këto pasoja shkatërruese janë pika kthese, qoftë në Amazonë, qoftë në Groenlandë, apo në Antarktidën perëndimore apo në shkëmbinjtë koralorë”.