Një viktimë nga Covid 19 në Tetovë

Një person i vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Tetovë konfirmojmë për Tetovasot autoritetet spitalore. Ata thanë se kemi një situatë stabile ditëve të fundit me pandeminë por apeluan që personat që kanë simptome të paraqiten menjëherë dhe jo të vijnë në spital në fazën e fundit.

Ata thanë se gjithsej të hospitalizuar janë 30 pacientë. Të vaksinuar me një dozë janë 3 ndërsa me dy doza 2.Me oksigjen janë 30 pacientë ndërsa asnjë me respirator.