Një viktimë dhe 14 raste të reja me Covid-19, shërohen 20 pacientë

Ministria e SHëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë realituar 242 teste prej të cilëve 14 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 5 raste janë regjistruar në Shkup, dy në Prilep, gjashtë në Veles dhe një në Tetovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, ISHP ka regjistruar kurimin e gjithsej 20 pacientëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 9 pacientë nga Kumanova, një nga Shkupi, dy nga Prilepi, shtatë nga Velesi, dhe një nga Manastiri.

Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacient 61 vjeçar, i cili është shtruar në spital me 28 prill

Numri i personave të diagnostifikuar me Covid 19 në vendin tonë shkon në 1586 prej të cilëve 1099 janë shëruar, 90 kanë ndërruar jetë kurse 397 raste janë ende aktiv.