Një vajzë e mitur lindë fëmijë në QKUK, policia interviston bashkëjetuesin dhe babain e saj

Një femër nën moshën 16 vjeҫare, nga Fushë Kosova, është drejtuar në QKUK për të kryer lindjen.

Lidhur me këtë është lajmëruar Policia e Kosovës, pasi bëhej fjalë për një vajzë të mitur. Policia ka intervistuar dy meshkuj, personin me të cilin ka bashkëjetuar e mitura dhe babain e saj.

Më pas ata janë liruar me procedurë të rregullt.

Raporti i policisë:

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJET

Fushë Kosovë 12.2020 – NN. Nga reparti i gjinekologjisë është raportuar se një vajzë e mitur kosovare, shtatzënë është pranuar në maternitet për të kryer lindjen. Janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i viktimës) dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Bota sot