Një tetovar mashtrohet nga një “shoqatë humanitare”

Më datë 09.06.2022 në ora 09.10 në SPB Tetovë, një 70 vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga personi V.A. nga Strimnica e Tetovës, për një shumë prej 2700 euro. Sipas kallëzimit, më datë 07.06.2022, personi e ka telefonuar duke u paraqitur si punëtorë i angazhuar në një shoqatë humanitare dhe e ka mashtruar duke i kërkuar që t’i jepte paratë për t’ia marrë banesën që ishte menduar si ndihmë humanitare për të. Siç është raportuar, ajo ka ardhur në Shkup dhe i ka dhënë paratë, pas së cilës personi dyshohet se është larguar për të marrë
çelësat dhe nuk është kthyer më, kështu që ka kuptuar se ishte mashtruar. Rasti është duke u zbardhur.