Herët në mëngjes, në orën 1:23 të mëngjesit, një tërmet i dobët u regjistrua në pjesën perëndimore të vendit, më saktësisht në afërsi të Kërçovës, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), transmeton Portalb.mk.
Tërmeti kishte magnitudë prej 2 ballë sipas shkallës Rihter dhe thellësi prej 15 kilometrash.
Sipas EMSC, epiqendra ndodhej 15 kilometra në jugperëndim të Kërçovës.
Deri më tani, nuk janë raportuar dëme materiale apo pasoja të tjera të tërmetit.
Tërmeti është regjistruar edhe nga Instituti i Shkencave Gjeologjike në Tiranë, sipas informacionit të të cilit, epiqendra është në Komunën e Debërcës.




