Tërmet me magnitudë lokale të Rihterit prej 2,4 ballë është regjistruar mbrëmë në orën 00 dhe 21 minuta në zonën e epiqendrës Dellçevë -Berovë, 100 kilometra në lindje të Shkupit.
Tërmeti është ndjerë nga popullsia e Vinicës dhe zonës përreth me një intensitet prej III ballë sipas shkallës evropiane makrosizmike, kumtoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore.