Rajon-Botë Një tërmet i fuqishëm prej 6.1 ballë godet pjesën perëndimorë të Turqisë

Një tërmet i fuqishëm prej 6.1 ballë godet pjesën perëndimorë të Turqisë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km, tha Qendra gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Në anën tjetër, në rrjetet sociale janë shfaqur pamje të ndryshme që shfaqin panik mes qytetarëve.

Turqia shpesh goditet nga tërmet madje disa prej tyre janë shumë të fuqishëm, që kanë rezultuar me vdekjen e mijëra qytetarëve. /Telegrafi/