Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 ballë goditi Zelandën e Re

Një tërmet i ri, edhe më i fortë, sot tronditi Zelandën e Re, këtë herë me magnitude prej 7,4 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa epiqendra ishte pak më në veri të oqeanit, pranë ishullit Kermadek.

Ky është tërmeti i dytë me magnitudë prej mbi shtatë ballë në vetëm disa orë.

Paraprakisht, më herët gjatë ditës tërmeti me magnitudë prej 7,3 ballë tronditi Zelandën e Re, kumtoi Qendra Sizmologjike amerikane dhe menjëherë pak më vonë u lëshua edhe paralajmërimi për cunami.

Valët e cunamit mund të formohen në 270 kilometra nga epiqendra e tërmetit, kumtoi Qendra e Paqësorit për Paralajmërime për Cunami.

En-Bi-Si Njuz njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në verilindje të Zelandës së Re (në lindje të Ouklend) ndërsa autoritetet e ishullit paralajmëruan banorët që jetojnë jashtë bregdetit sa më shpejt të jetë e mundur të ngjiten në kodrat afër.