Një termet është ndier në Strugë, por epiqendra e tij ishte në Shqipëri

Një tërmet me intensitet tre gradë sipas shkallës makrosizmike europiane është ndjerë sot në orën 11:00 në pjesën jugperëndimore të vendit.

Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Shkup bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte 119 kilometra në jugperëndim të Shkupit, pra në Shqipërinë fqinje.