Një tërmet me fuqi prej 6 ballë ka goditur sot shtetin australian Victoria, duke dëmtuar disa ndërtesa në kryeqytetin Melbourne, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deri më tani nuk është lëshuar paralajmërim për cunami, tha agjencia qeveritare “Geoscience Australia” në një deklaratë.
Tërmeti thuhet se ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrave pranë qytetit Mansfield, rreth 200 kilometra në verilindje të Melbourne-s.
Agjencia gjithashtu raportoi se edhe një “aftershock” prej 4 ballë u regjistrua më vonë.
Nuk është raportuar për viktima deri më tani. Tërmeti është ndjerë deri në Uellsin e Ri Jugor dhe shtetet e Australisë Jugore.