Një sulm me dron në Odesa vrau 12 persona

Një sulm me dron në një ndërtesë në Odesa të Ukrainës ka vrarë 12 persona. Guvernatori rajonal i Odesas, Oleh Kiper tha në Telegram se pesë nga të vrarët ishin fëmijë, më i vogli katër muajsh, shkruan Sky News.

Ai tha se ekipet e shpëtimit përfunduan operacionin e tyre, ku gjetën trupin e një vajze tetëvjeçare.