Një shtetas i Maqedonisë ka pësuar djegie nga zjarret në Greqi

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka pësuar djegie në trup si pasojë e zjarreve në Greqinë fqinje, përcjell TV21. Nga MPJ thonë se tre shtetas të Maqedonisë janë evakuuar nga vatra e zjarreve.

“Sipas informacioneve të deritanishme të marra nga institucionet kompetente të Greqisë, në mesin e viktimave nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në mesin e të lënduarve ka një shtetas të Maqedonisë së Veriut, një shofer kamioni, rimorkioja e të cilit ka marrë flakë teksa kalonte në një zonë të përfshirë nga zjarret, në afërsi të Aleksandropulisit. Shoferi ka marrë djegie, të cilat janë trajtuar në spitalin lokal. Në afërsi gjendet edhe kamioni i dytë me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili për shkak të defektit mekanik nuk është në gjendje për vozitje. Tre shtetasit tanë, të cilët ndodheshin në dy kamionët, janë evakuuar me kohë dhe janë nisur për në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga MPJ.

MPJ apelon te qytetarëve tanë, që nëse ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Ambasadën tonë në Athinë, përmes numrave të telefonit SOS: 00302106749585 / 00306944743071, Konsullatën e Përgjithshme në Selanik në numrin +30 698 720 0410 ose Ministrinë në Shkup në +389 75 273 732.