Shkruan: Enver Robelli
Televizioni N1, i cili është i lidhur me CNN-in amerikan, njofton se mbrëmë mes Nishit dhe Leskocit është sulmuar një autobus me udhëtarë shqiptarë që qarkullonte në relacionin Zürich-Prishtinë. Pronari i agjencisë «Turist Kosova e Re» ka njoftuar se autobusi është sulmuar nga persona të maskuar. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Nuk është hera e parë që autobusët me udhëtarë shqiptarë sulmohen në Serbi. Autoritetet e atjeshme nuk ndërmarrin asgjë për të zbuluar, arrestuar dhe dënuar sulmuesit. Serbia zyrtare mbetet shtet i terrorit antishqiptar.




