Një shtet anëtar i NATO-s, s’guxon të lejojë mosrespektim të Kushtetutës

Ditët e ndajnë vendin, nga anëtarësimi në NATO, por ende nevojiten reforma në siguri, gjyqësor, sistemin e menaxhimit të krizave, si dhe ndryshimin e perceptimit të elitave politike, se interesat e partisë nuk duhet të kenë përparësi ndaj atyre shtetërore, thanë disa pjesëmarrës në debatin “Hapat e radhës pas NATO-s”. Në fokus të diskutimit ishte propozimi për krijimin e një Qendre të Përsosmërisë së NATO-s, ose një Qendër rajonale për menaxhimin e krizave.

Kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të serive të tërmeteve që ndodhën në Shqipëri, zjarret që ishin aktive këtë vit në vendin tonë, kur më i rrezikuar ishte Parku Kombëtar i Galiçicës dhe të gjitha fatkeqësitë e tjera natyrore që ndodhën në rajon. Në këtë drejtim, besoj se aleatët tanë të NATO-s do të ndajnë të njëjtat vlera dhe do të na ndihmojnë në këto synime – tha Elmas Hasanoviq, Koordinator i Programit.

Pjesëmarrësit gjithashtu folën edhe për zhvillimet e tanishme politike, për të cilat ata konsideruan se nuk janë në interes të angazhimeve strategjike të vendit për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Respektimi i Kushtetutës është prioriteti numër një për një vend anëtarë të NATO-s përkatësisht praktikimi i asaj që e përforcon Kushtetutën. Dhe të mos vijmë në situatë kur në Maqedoni do të hapim debat të panevojshëm për interpretim të butë apo të fortë të Kushtetutës ndërsa përfaqësuesit e huaj, partnerët tanë të NATO-s të kenë frikë të hynë në vend të NATO-s, ku elitat politike diskutojnë për praktikim të butë apo të fortë të Kushtetutës. Kjo nuk lejohet në një vend- anëtarë të NATO-s – deklaroi Petar Bogoeski- Unioni i federalistëve evropian të Maqedonisë.

Nga njëra anë në Kuvend angazhohesh dhe e voton, të themi, Marrëveshjen me të cilën bëhesh anëtare e NATO-s me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut ndërsa nga ana tjetër bllokon ligj për këtë emër të njëjtë, është absurde dhe s’mundet kështu. Duhet t’i vihet pikë kësaj politike – u shpreh Zeqir Ramçilloviq, nënkryetar i Kuvendit.

Panel- diskutimi ishte në organizimin e Asociacionit maqedonas- amerikan dhe Unioni i federalistëve evropianë në Maqedoni.

Alsat