Prej qershorit të vitit 2017, deri sot, 87,5 për qind e diplomatëve janë të karrierës, për dallim nga periudha prej vitit 2006 deri në vitin 2017 kur ajo përqindje paraqiste 33.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në deklaratë për mediumet potencoi se gjatë dy viteve e gjysmë diplomacia e Maqedonisë së Veriut bëri kërcim të madh drejt profesionalizimit, në raport me ata që ishin dërguar si ambasadorë dhe kandidatëve të tanishëm në valën e fundit plotësimet e pozitave të ambasadorëve, për të cilat ende nuk ka përfunduar procedura.
Dimitrov shprehi kënaqësi nga zgjidhjet e tanishme, duke përmendur se ato zgjidhje janë kombinim i suksesshëm mes parimeve dhe artit të së mundurës.
“Për mua si ministër i Punëve të Jashtme posaçërisht është me rëndësi në grup të ketë sa më shumë zgjidhje karriere, njerëz të cilët kanë punuar në MPJ, shumica e tyre janë me 20 vite stazh diplomatik. Unë si ministër i Punëve të Jashtme angazhohem për zgjidhje karriere, por duhet të theksoj se edhe faktorët politik në koalicionin qeveritar kanë kredi të mundësojnë përqindje aq të lartë të karrierës”, theksoi Dimitrov.
Në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2017, vetëm 11,5 për qind e ambasadorëve ishin femra, ndërsa prej qershorit të vitit 2017 deri sot ajo përqindje është 27,5 për qind. Nga ambasadorët të cilët më parë janë dërguar, vala e fundit në vitin 2014 të gjithë në përgjithësi kanë stazh prej 28 viteve, do të thotë mesatarisht nga tre vite stazh diplomatik, përderisa nga ata të cilët janë dërguar prej qershorit të vitit 2017 deri më sot, me valën e fundit në vitin 2019 stazhi diplomatik është 214 vite, përkatësisht mesatarisht nga 21 vite stazh diplomatik.
Ligji i ri për punë të jashtme parasheh 80 për qind e ambasadorëve në të ardhmen të jenë diplomatë të karrierës, ndërsa vetëm 20 për qind të jenë politik. Në vendet skandinave për shembull nuk ka zgjidhje politike, e ashtu është edhe në disa vende të BE-së.
Qeveria në mbledhjen e cila u mbajt më 12 dhjetor e konstatoi listën me 19 propozime për emërim të ambasadorëve në destinacionet në vijim: Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshilli i Evropës (Strasburg), KB (Gjenevë), Doha, Pragë, Nju-Delhi, Romë, Tel Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin. Lista i është dërguar presidentit të vendit, Stevo Pendarovski, i cili duhet të nënshkruajë dekret, e më pas ministri të nënshkruajë vendime, pas çka pason procedura me agremanët.
Rritja e profesionalizmit të ambasadorëve do të rregullohet edhe me ligjin e ri për MPJ-në, për të cilin kohë më parë u mbajt debat publik, ndërkaq me të, siç thonë burime të larta diplomatike, tentohet të vendoset rend në Ministri, para së gjithash në mënyrën e avancimit në karrierë të njerëzve të cilët punojnë atje.
MPJ ka 426 të punësuar, prej të cilëve 283 janë në Ministri, ndërsa 143 në PDK, ndërsa ligji aktual në disa pjesë, praktikisht është i pazbatueshëm. Ai, theksojnë burime të larta diplomatike, parasheh avancime automatike dhe me dinamikën e paraparë të kuadrove të reja me kuadro ekzistuese, të gjithë do të bëheshin ambasadorë për një kohë të shkurtë.
Me ligjin nxirret personeli diplomatik nga nëpunësit publik, sepse natyra e punës së tyre ka tërësisht karakter tjetër dhe nuk mund t’u nënshtrohet procedurave të cilat vlejnë për nëpunësit publik.
Vitin që shkoi, Dimitrov e vlerësoi si të frytshme diplomatike – rrumbullakësohet anëtarësimi në NATO, ndërkaq erdhëm edhe para derës në fillim të negociatave me BE-në.
Nga fundi i janarit na pret metodologjia e re e Komisionit evropian për zgjerim, ndërsa në fund të shkurtit apo fillim të marsit një raport i shkurtë për reformat.
“Dhe këtu do të kahëzohet fokusi ynë për vitin 2020 të jetë vit i suksesshëm dhe në raport të ngritjes së flamurit maqedonas në selinë e NATO-s në Bruksel edhe në raport të fillimit të negociatave për në BE”, tha shefi i diplomacisë./MIA