Një shqiptar gjendet i vdekur në Kavadar!

Të dielën në ora 12 e 50 minuta është gjetur trupi i pajetë i 44 vjeçarit me iniciale L.M. nga Shqipëria. Trupi i tij i pajetë është gjetur në qytetin Kavadar në dhomën ku ka qëndruar shtetasi i Shqipërisë, kurse kufomën e pajetë e ka gjetur 42 vjeçari A.B, raporton Gazeta Lajm. Ai menjëherë e ka lajmëruar policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e 44 vjeçarit, pa shenja dhune.
Hetime në vendin e ngjarjes ka zhvilluar një ekip policor, kurse me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.