Xhevdet Hajredini
Docentit dhe doktorit ministër të arsimit nuk I intereson gjendja e shkollës në fshatin Malinë, për shkak se ai merret vetëm me “krijimin e politikave”.
   Mësimi në gjuhën amëtare në Idrizovë për ministrin qenka “çështje shumë senzitive”.
   Vazhdon ministri të “kërkojë modalitete për ndrimin e emrave të shkollave”, të cilët partija I ka shpallë të ndruara para dhjetë viteve.
    S’e di ministri se shkolla fillore Rajko Zhinzifov(sipas partisë, Ismail Qemali) në Çair ende ka ngelë e mbuluar me material kancerogjen, i cili në Evropë është i ndaluar para dyzetë vjetëve.
   Shumë efikas është treguar ministri vetëm me politikën, të cilën e krijon dhe e zbaton në Komunën e Gostivarit.
Opinione  Një shkollë në Çair ende është e mbuluar me material kancerogjen
		


