Afërdita Demaku është emri që nuk ka ditë që nuk sillet vërdallë mediave rozë.
Emër i dëshmuar, e zë shumë i adhuruar dhe i dëgjuar gjithandej, që ka bërë për vete me mijëra zemra në trojet shqiptare, shkruan Kosovarja.
Përkushtimi dhe angazhimi i saj në muzikë dhe dashuria për atë që bën, e kanë bërë të kërkohet e të ndjeket nga të gjithë.
Paralelisht me këtë, është diçka tjetër që atë e ka bërë ende më të ndjekur dhe më të afruar, e ajo është bukuria dhe sharmi i saj.
Kjo është ajo që gjithmonë e ka karakterizuar, ani pse iu ka afruar të 40-tave.
Afërditën gjithnjë e shohim në top formë dhe të rregulluar mirë, por me paraqitjen e fundit nuk është se krijoi të njëjtin mendim.
Kjo pasi që sikur kishte dalur pak si e habitur dhe jo ashtu siç pritet zakonisht.
Shikoni edhe ju, dhe binduni. /Kosovarja/