Një seri posterash me logon e grupit mercenar rus Wagner janë shfaqur në rrugët e qytetit polak Krakowa, raportojnë mediat polake.
Anëtari i administratës së qytetit të Krakowas, Lukasz Wantuch e njoftoi këtë në Facebook këtë javë.
“Në Krakowa u shfaqën postera që bënin thirrje për t’iu bashkuar grupit Wagner. Është një mënyrë provokimi dhe nuk ka ndodhur vetëm në Krakowa”, tha ai.




