Një rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Pas mesnate në laboratorët e IKSHPK u konfirmua një rast i ri pozitiv me COVID-19.

Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.

Deri tani në laboratorët e IKSHPK janë testuar 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.

IKSHPK kujton se në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e qytetarëve është e domosdoshme, prandaj mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

Po ashtu, ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.