Një punëtor nga Shqipëria vdes në Ohër

Në SPB Ohër pardje në ora 21:20 nga Spitali i përgjithshëm në Ohër është paraqitur se te ata është pranuar i lënduar T.Ç. (40) nga Shqipëria, i cili u lëndua rreth orës 16:00, duke i kryer detyrat e punës në vendin e quajtur “Gragorica”, në afërsi të fshatit Svinishte.

Siç kumtoi MPB-ja, pas ndihmës mjekësore, ai iu nënshtrua lëndimeve.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik, punonjës policorë të SPB Ohër dhe një inspektor.