“Një polic të cilin shokët nuk e dëgjojnë”, nota e Asllanit në ndeshjen me Benfican

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj Benficas. Një ndeshje që rezultoi e komplikuar për zikaltërit të cilët pësuan tre gola në pjesën e parë dhe vetëm falë një reagimi të madh në fraksionin e dytë, ia dolën të shmangnin humbjen.

Vështirësive në fushë nuk i shpëtoi as Asllani i cili ashtu si pjesa tjetër e skuadrës vuajti presionin e portugezëve. Në notat pas ndeshjes të vendosura nga Eurosport, theksohej se 21-vjeçari u pa në vështirësi ndërsa u vlerësua me notën pesë.

“Shumë sipërfaqësor, humb topin në golin e dytë të Benficas. Kërkoj të jetë “polici” i mesfushës, por shokët e skuadrës nuk e dëgjojnë. Në pjesën e dytë përmirësohet”, shkruhej në përshkrimin e Eurosport për paraqitjen e Asllanit.