Një pjesë nga kënga e re e 2Ton që do të lansohet së shpejti

Artisti nga Ferizaj, 2Ton, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor një muaj pas lansimit të këngës së fundit.

Në një video të shpërndarë në Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra fansa, ai ka prezantuar një pjesë të këtij projekti.

Edhe kjo këngë duket të jetë ritmike, për të cilën akoma nuk ka një datë të saktë publikimi.

2 Ton (Foto: Instagram)

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë krahas postimit.

Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve që duket se mezi po presin për këtë prurje të 33-vjeçarit.

“Telefono” ndërkaq mbetet e fundit këngë e Arton Avdylit (emri i plotë), e kompletuar edhe me klip.

Për vetëm një muaj ka grumbulluar afro katër milionë klikime në YouTube.