Një pjesë e “Vodnos”, zonë e mbrojtur

Vendimi për të shpallur një pjesë të malit Vodno si zonë e mbrojtur është shpallur në ENER kurse debati publik do të fillojë në fillim të shkurtit. Qytetarët dhe ambientalistët do të jenë në gjendje t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre përmes postës elektronike në Ministrinë e Mjedisit.

Nëntorin e kaluar, Qeveria vendosi të shpallë një pjesë të Vodno zonë të mbrojtur në kategorinë e pestë. Kjo do të thotë mbrojtje, ruajtje dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të vlerave natyrore. Për zonën e mbrojtur të Vodnos, do të bëhet plan për menaxhim dhe do të formohet subjekt i veçantë që pritet të menaxhojë me zonën e mbrojtur. Mbrojtja e Vodno është diskutuar vite me radhë. Ambientalistët u përpoqën të parandalonin ndërtimin e gazsjellësit në mal kurse kërkuan që niveli i mbrojtjes së Vodnos të jetë drejt parandalimit të uzurpimit të malit.