Një person ka humbur jetën nga zjarri në Shtip

Një burrë nga Shtipi ka vdekur si pasojë ezjarrit në dhomën ku jetonte. Mëngjesin e sotëm para orës 07:30 në Stacionin Policor Shtip është lajmëruar zjarr nga zjarrfikësit të cilët kanë qenë në vendngjarje. Zjarri ka rënë në rrugën “Brigada 19”, ku 68-vjeçari jetonte në një shtëpi me qira dhe pronari i shtëpisë ka konstatuar tymin nga dhoma e tij mëngjesin e sotëm dhe ka lajmëruar zjarrfikësin. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 68-vjeçari u konstatua i vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë zyrtarë policorë, kanë bërë kontroll të prokurorit publik, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjekët në Shtip.

Komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve Shtip, Darko Kocev ka theksuar se mëngjesin e sotëm në ora 7:20 kanë dalë në terren me dy vetura dhe shtatë zjarrfikës. Në vendngjarje është gjetur një trup i djegur i njeriut dhe menjëherë janë thirrur ekipet e ambulancës dhe policia. Mjekët kanë konstatuar se ndaj personit të djegur se nuk ka shenja dhune, ndërsa autoritetet hetimore duhet të zbulojnë se si ka rënë zjarri.