Një person i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e minierës së arit në Australi

Një burrë ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë pas shembjes së një miniere ari në Australi.

Viktimat u goditën nga rënia e shkëmbinjve 500 metra nën tokë të mërkurën pasdite, shkruan BBC.

29 minatorë të tjerë u strehuan në një “strehë sigurie” aty pranë ndërsa i lënduari u evakuua pothuajse katër orë më vonë.

Një sindikatë ka kritikuar ashpër incidentin, i cili do të hetohet nga një rregullator i vendit të punës.