Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, i ka treguar format trupore në pozën e fundit në bikini.
Ajo e ka ndarë me ndjekësit një imazh ku duket tejet joshëse në një vend përrallor.
“Diku në botë, gëzuar dita e tokës”, ka shkruar Emina pranë postimit të fotografisë.
Modelja është aktive në rrjete sociale dhe shpesh ndan imazhe me ndjekësit edhe nga përditshmëria.
Emina shumicën e kohës flet edhe shqip dhe i mëson edhe vajzat e saj me ushqime tradicionale dhe të flasin po ashtu shqipen.