Një minë e pashpërthyer është gjetur në afërsi të fshatit Sedllarcë e Poshtme të Tetovës

Në SPB Tetovë dje H.I (42) ka denoncuar se në afërsi të Sedllarces së Poshtme të Tetovës, në vendin e quajtur “Stevçevo”, derisa ka qenë në gjueti, në një fushë ka vërejtur një minë të pashpërthyer.

Nga MPB-ja sot kumtuan se është kryer ekspertizë, ndërsa mina është larguar dhe transportuar nga përfaqësues të Drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim.