Përmendorja e kryetarit të parë të Shkupit, i cili ka shërbyer rreth një dekadë, do të vendoset së shpejti. Ish-kryetari i Shkupit, Josif Mihajlloviq-Jurukoski ka vepruar në periudhën 1929-1941, duke u llogaritën si “babai i Shkupit modern”, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.
Qyteti i Shkupit për buxhetin e vitit 2026 ka planifikuar një milion denarë për krijimin e memorialit të Mihajlloviq – Jurukoskit.
“Vlerësuarm që ky personalitet, babai i Shkupit modern, meriton një pikë referimi të tillë në kryeqytet. Programi parashikon para për këtë qëllim,” thotë Tanja Balaq, udhëheqësja e Departamentit të veprimtarive publike në Qytetin e Shkupit.
Josif Mihajloviq u lind më 28 maj të vitit 1887, ndërsa ndërroi jetë më 11 mars të vitit 1941.



