Një makinë goditi në Shkup dy vajza me trotinet, shoferi në arrati

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se dje në rrugën Vasil Gjorgjov në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një makinë dhe një trotinet elektrik, transmeton Portalb.mk.

Një vajzë 13-vjeçare që po drejtonte troteinetin dhe bashkëdrejtuesja e saj 12-vjeçar janë lënduar në aksident. Shoferi i makinës është larguar nga vendi i aksidentit.

“Më 21.8.2025 në orën 14:30, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën Vasil Gjorgjov në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh Volkswagen Golf me targa të Shkupit dhe një trotineti elektrik i drejtuar nga një e mitur 13-vjeçare nga Shkupi, pas së cilës shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin. E mitura ka pësuar lëndime të rënda në aksident, ndërsa bashkëdrejtuesja e saj 12-vjeçare ka pësuar lëndime, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit” – Shkup”, njoftoi MPB.

Sipas policisë, një ekip inspektimi nga SPB Shkup ka kryer inspektim dhe po merren masa intensive për gjetjen e shoferit dhe automjetit.