Një luftë e ‘harruar’

Shkruan: Daut DAUTI, Londër

Në qershor të vitit 1812 filloi lufta mes SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në të cilën humbën jetën 20 000 veta dhe për të cilën sot flitet pak. Me këtë rast shteti i ri amerikan që ishte pavarësuar pas një lufte që zgjati nga viti 1775 deri më 1783, e sulmoi ish kolonizuesin e saj, Britaninë e Madhe.
SHBA e bëri këtë sulm në kufirin e saj të sotëm me Kanadën për shkak se dëshironte të zgjerohej në këtë drejtim. Por, pas një lufte që zgjati më shumë se tri vite, SHBA-të pësuan disfatë nga fuqia më e madhe e atëhershme, Britania e Madhe. Britanikët i deklasuan forcat amerikane sa që e pushtuan kryeqytetin amerikan, Washingtonin. Pastaj, e dogjën këtë qytet, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Capitol Hill-in apo ndërtesën e sotshme të Kongesit Amerikan.
Pa marrë parasyshë fitoren, britanikët u tërhoqën dhe kufijt nuk ndryshuan dhe mbetën këta që janë sot. Sikur amerikanët ta fitonin këtë luftë, sot do ta kishin edhe Kandën dhe bota do të ishte ndryshe. Pra, Amerika do të kishte territor gati edhe dy herë më shumë se që ka sot. Me siguri amerikanët do të kishin po kaq fuqi më të madhe ekonomike dhe politike. Prandaj, thuhet se lufta vetëm dihet se si fillon, por jo se si përfundon.
Përndryshe, Kanada është pavarësuar nga Britania në vitin 1867. Në realitet, Kanda formalisht është pjesë e Britanisë së Madhe, por praktikisht është e pavarur.

P.S. Shkrimi eshte marr nga facebook-u i publicistit dhe gazetarit Daut Dauti