Kompania “Mikei International” para Vitit të Ri ka paraqitur ankesë pranë Komisionit të nivelit të dytë për ankesat e prokurimit publik. Në pyetjet nga “360shkallë”, ata nuk kanë treguar në detaje arsyet për të cilat ankohen, por vlerësojnë se ka pasur parregullsi në procedure, raporton Portalb.mk.
Tenderi për blerjen e uniformave të reja për policinë e rregullt është i ndarë në katër pjesë – xhup, uniformë terreni, këpucë dhe çizme. Për të katër kategoritë, Ministria e Punëve të Brendshme zgjodhi “Megasport” si ofertën më të mirë.
Në tender konkurruan pesë kompani, disa me oferta fillestare dukshëm më të ulëta se “Megasport” për pjesë të caktuara të blerjes.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme më 7 dhjetor publikoi shpalljen për prodhimin e uniformave për njësitë speciale të policisë. Pas disa zgjatjeve të afatit dhe ankesave, dy kompani e fituan atë. “Le brand design” nga Manastiri, një studio e vogël mode me dy deri në tre punonjës dhe një të ardhur vjetore modeste prej 20 mijë eurosh. Kjo kompani duhet të qepë uniforma të maskuara në vlerë deri në 2.13 milionë euro.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) planifikon të ripërtërijë automjetet, si dhe policët t’i furnizojë me uniforma të reja, paralajmëroi ministri Pançe Toshkovski në janarin e vitit të kaluar.



