Një javë pas dorëheqjes së babait nga kujdestaria – Britney Spears akuzohet për dhunë ndaj punonjëses në shtëpinë e saj

Ylli amerikan i muzikës pop, Britney Spears, është duke u hetuar pasi një nga punonjëset pretendoi se ishte goditur nga këngëtarja, sipas raportimeve. Punonjësja e bëri akuzën pas një mosmarrëveshjeje në shtëpinë e Spears, që duket të ketë ndodhur të hënën. Avokati i artistes e mohoi akuzën duke e quajtur atë ‘të ekzagjeruar’.

Punonjësja është shprehur se Britney e goditi me një telefon tek duart pas një debati, por sipas policisë dora e saj nuk ishte e lënduar. Autoritetet ndërkohë u përpoqën të kontaktonin me Spears, por ajo nuk nuk pranoi të fliste me askënd.Britney ka qenë në qendër të tabloideve këtë kohë për shkak të çështjes ligjore me të atin, Jamie Spears.

Ky i fundit javën e kaluar ka dhënë dorëheqjen e kujdestarisë ndaj së bijës pas plot 13 vitesh. Jamie mori nën kontroll jetën e Britneyt pas shqetësimeve për shëndetin e saj mendor në vitin 2008, duke kërkuar titullin ‘kujdestar ligjor’ mbi pasurinë dhe aspekte të tjera të jetës së artistes.