Një javë larg publikimit të këngës së re të Rita Orës

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ua ka rikujtuar edhe njëherë adhuruesve të saj se shumë shpejt do ta publikojë këngën e fundit.

Ajo, në rrjetin social Facebook, i ka publikur disa fotografi që janë nga videoklipi që e ka xhiruar së fundi.

“Edhe një javë do të publikohet kënga ‘Praising You’ që është në bashkëpunim me Fatboy Slim, videon e së cilës e bëra me dashurinë time, Taika Waititi”, ka thënë Ora.

 

Më tej, Ora ka shtuar se me pa durim pret që adhuruesit të kenë të publikuar këngën e saj.