Një ish ministër i Gruevskit kandidat serioz për “kryeministër shqiptar” nga radhët e BDI-së!?

Një ish ministër në qeverinë e Nikolla Gruevskit është në mesin e kandidatëve më seriozë për “kryeministër shqiptar” nga radhët e BDI-së. ai nuk ëhstë fare shqiptar, por si i tillë pritet të shitet gjatë fushatës parazgjedhore, thonë burime partiake.
“Bëhet fjalë për ambasador të dështuar të cilin para ca kohe qeveria e shkarkoi nga posti i ambasadorit”, theksojnë këto burime.
Ai para opinionit do të shitet si kandidat shqiptar edhe pse ka qenë pjesë e një partie maqedonase si dhe i një përbërje qeveritare jo fortë miqësore ndaj shqiptarëve.
“Ndërkohë ka filluar procesi intensiv për fshirjen e fotografive të shumta të këtij ‘kandidati shqiptar’ që ka bë me Nikolla Gruevskin dhe që janë në Gogle dhe në rrjetet sociale. Poashtu po bëhen përpjekje fshirjen nga interneti të qëndrimeve antishqiptare që ka pasur personi i cili gjatë fushatës do të na shitet si kandidat shqiptar për kryeministër”, thonë burimet tona partiake.