Një i vrarë dhe dy të plagosur pas një konflikti në Skenderaj

Një person ka mbetur i vrarë pas një mosmarrëveshje në fshatin Baks të Skenderajt, derisa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv, nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Pllana shtoi se dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim.