Një i moshuar ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në Manastir

Nga MPB njoftojnë se një 71-vjeçar ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në Manastir, ku u përplasën dy vetura, përcjell TV21.

“Më datë 31.10.2024 në ora 12:39 në SPB-Manastir është raportuar se në rrugën “8 Shtator” në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti “Skoda” me targa të Manastirit, që drejtohej nga K.P (71) nga Manastiri dhe automjetit “Ford” me targa të Manastirit, që drejtohej nga L.P. (60) nga Manastiri. Shoferi K.P. ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Spitali i Manastirit”, thonë mes tjerash nga MPB.