Një i mitur goditet me thikë pas shpine pas një përleshje në Forino të Gostivarit

Një i mitur ka përfunduar me plagë me thikë në shpinë në spitalin e Gostivarit pas përleshjes me të mitur të tjerë. Policia dyshon për dy të mitur dhe po punon për zbardhjen e rastit.

Sipas SPB – Tetovë, mbrëmë në ora 22:30 është raportuar se gjysmë ore më parë në Forino të Gostivarit një i mitur është lënduar me sende të mprehta. Plagosjes i ka paraprirë një debat verbal, pas së cilës ka ndodhur një përleshje fizike mes tre të miturve.

Njëri nga të miturit me send të mprehtë ka lënduar një të mitur tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. I plagosuri është ndaluar mjekim.

Në vendin e ngjarjes kanë bërë mbikëqyrje prokurori publik dhe ekipi i Departamentit për punë të brendshme-Gostivar. Biseda pritet të zhvillohet gjatë ditës me dy të miturit, në prani të prindërve, përfaqësuesit të Qendrës për Çështjet Sociale dhe një avokati.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të përgatitet një parashtresë, njoftojnë nga SPB Tetovë.