Një i dyshuar për ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit të një vajze të mitur nga Maqedonia

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një 19-vjeçari të dyshuar për veprën penale “Ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit” nga neni 191, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Siç informon Prokuroria Publike, i dyshuari gjatë dy muajve të fundit ka rekrutuar dhe ka çuar në prostitucion të dashurën e tij të mitur. Përmes llogarisë së saj në Instagram, në të cilën kishte qasje, ai ka shkruar në emër të saj dhe ka organizuar takime me disa persona. Më pas ai e udhëhoqi atë që të shkonte në takime dhe të kryente marrëdhënie seksuale me njerëzit për para dhe t’ia jepte paratë të dyshuarit.

Prokuroria Publike thekson se ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën se i dyshuari mund të ikë apo se do të tentojë të ndikojë te dëshmitarët. Për këtë, prokurori publik kompetent ka sugjeruar që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit.