Një i burgosur i vë flakën qelisë së tij, të burgosurit arrijnë të shpëtojnë pa lëndime

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një i burgosur (shtetas turk) në një burg të Shkupit i ka vënë zjarrin qelisë së tij duke djegur dy dyshekë dhe batanije në qelinë ku ndodheshe. Për fat të mirë zjarri është vënë re menjëherë nga punonjësit e burgut të cilët kanë bërë të mundur të shuarjen e tij duke mos rrezikuar jetën e të burgosurve të tjerë.
“Me datë 20.03.2023 në orën 18:15 Instituti Korrektues Ndëshkues në Shkup është raportuar se rreth orës 18:00 në seksionin e paraburgimit, një i dënuar i moshës 23 vjeç nga Republika e Turqisë ka djegur dy shtretër, dyshekë dhe batanije në qelinë e tij të burgut. Punonjësit e burgut e kanë vërejtur menjëherë zjarrin dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tij. Nuk ka persona të lënduar”- thuhet në njoftim.