Një grua 93 vjeçare mposhti koronavirusin

Një shtetase 93-vjeçare e Koresë së Jugut, e cila ishte konfirmuar me infeksion nga koronavirusi i ri (COVID-19), tërësisht ka mundur sëmundjen pas më pak se dy javësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e vendit theksoi se një person i gjinisë femrore ka qëndruar në spital në qytetin Gyeongsang dhe është lëshuar nga spitali, raporton agjencia Yonhab.

Në Korenë e Jugut deri më tani 3.166 persona janë kuruar me sukses nga koronavirusi, ndërsa gruaja e moshuar njëherësh është edhe më e vjetra në vend që ka fituar sëmundjen.

Po ashtu theksohet se 93-vjeçarja vuante nga demenca.

Në Korenë e Jugut me koronavirus janë infektuar 8.961 persona, ndërsa janë regjistruar 111 raste të vdekjes.