Një fishekzjarrë i hedhur nga anësori meksikan i Chivas, Roberto Alvarado në konferencën për shtyp të klubit shkaktoi zemërimin e gazetarëve meksikanë të cilët e konsideruan lëvizjen e tij të papërshtatshme dhe u larguan nga zyra e shtypit në shenjë proteste.
Alvarado dyshohet se donte të bënte shaka duke hedhur një fishekzjarr në dhomën e shtypit. Mirëpo, ai mjet piroteknik ka goditur në këmbë një nga kameramanët.
Historia shpejt u bë virale në mediat sociale dhe Alvarado mori përgjegjësinë për shaka dhe kërkoi falje.
Ai tha se nuk kishte ndërmend të hidhte fishekzjarrë në sallën e shtypit, por të bënte shaka me shokët e skuadrës.
Pas shpërthimit të fishekzjarrit, gazetarët janë larguar nga salla, por disa prej tyre janë kthyer më vonë për të vazhduar me aktivitetet e dakorduara. Megjithatë, të gjithë e dënuan ashpër veprimin e lojtarit.