Një fëmijë sulmohet me mjet të mprehtë nga dy persona, përfundon në spital

Dje, në ora 17:15 në Sektorin e Punëve të Brendshme është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit, “Shën Naumi i Ohrit”, me lëndime nga mjet i mprehtë, është dërguar një fëmijë nga Shkupi, transmeton TV21.

“Sipas të denoncuarës, në vendin e quajtur “Xhade”, në rajonin e Gazi Babës, ai është sulmuar fizikisht nga dy persona, ku njëri ka përdorur mjet të mprehtë. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në buletinin e MPB-së.