Një femër nga Prizreni rrah një mashkull, e bën për spital

Gjatë 24-orëve të fundit është raportuar për dhunë familjare në Prizren.

Një person ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një femër, transmeton IndeksOnline.

Viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.

“DHUNË NË FAMILJE

Prizren 28.12.2020 – 23:20.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/