Këngëtarët marrin përkrahjen më të madhe nga fansat, të cilët kanë arritur t’i ngrisin në majat më të larta me suksese të njëpasnjëshme, shkruan lajmi.net.
Një emër shumë i dashur për publikun është edhe Yll Limani, i cili numëron shumë këngë në repertorin e tij, të cilat priten mirë nga publiku.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ylli bëri të ditur se një vajzë i dedikoi libër atij, e kjo gjë e emocionoi pa fund artistin.
“Shpirti i një artisti”, titullohet libri i shkruar nga Adelina Xhaferi, që njëherësh është libri i parë i saj.
“Adelina Xhaferi sapo e ka publiku librin e saj të parë “Shpirti i nje artisti” për mu. Faleminderit nga zemra”, shkruan këngëtari.
Ndërsa, me një tjetër postim ai i emocionuar shkruan “S’kom mjaftushëm “faleminderit” për krejt juve që m’jepni dashni & përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika jem sadopak ju inspiron & motivon, osht gëzimi ma i madh i jetës tem. Ju dua”.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Yll Limani mbetet “Ndoshta”, këngë të cilën e solli në shkurt në bashkëpunim me Cricket.